Emigrantët, policia greke
rikthen operacionin "Fshesa"

Emigrantët, policia greke <br />rikthen operacionin
ATHINE- Policia greke ka nisur një valë operacionesh me emërtimin "Fshesa" duke riatdhesuar orët e fundit disa qindra shtetas shqiptarë që kapen rastësisht në rrugë dhe nëse nuk u gjendet mjete identifikimi apo leje qëndrimi, dërgohen drejt e në kufi. "Aksionet për kthimin e emigrantëve të huaj në vendin e tyre, po zhvillohen në kuadrin e një operacioni për periudhë pa afat, me qëllim për të luftuar migracionin e parregullt dhe kostoja e riatdhesimit të tyre, mbulohet nga Fondi Evropian i Riatdhesimit", sqaroi Ministria e Rendit të Greqisë. Sakaq, ka dalë me deklaratë dhe policia e Shtetit: "Në kuadrin e operacioneve të posaçme policore për riatdhesim të emigrante, në Athinë, Departamenti për Deportimin e Shtetasve të Huaj ka krye kontrolle të befasishme në zonën e Atikës", - bënë të ditur zyrtarisht burimet policore. Sipas tyre, vetëm gjatë ditës së Hënë janë riatdhesuar 68 shtetas të huaj, kryesisht shqiptarë. Ky operacion ka nisur të hënën e kaluar dhe deri tani numërohen mbi njëmijë shtetas të huaj që po riatdhesohen forcërisht nga Greqia. Rreth gjysma e tyrte janë emigrantë shqiptarë, kurse pjesa tjetër, me kombësi nga {Pakistani, Iraku, Ukraina, Afganistani, etj. Policia e Athinës tha se "ndaj shtetasve të huaj që janë ndaluar, është përgatitur mandat dëbimi forcërisht nën akuzat e hyrjes së paligjshme në Greqi, apo qëndrimit pa leje të rregullt qëndrimi". Por shumë emigrantë po ankohen se po përballen me veprime arbitrare. Disa ankohen se janë kapur në rrugë dhe janë shoqëruar për në mikrobuzët direkt për në kufi në Kakavijë dhe Kapshticë, duke mos pritur asnjë shpjegim dhe duke mos dashur të presin që të paraqesin lejen e qëndrimit që mund të mos e kishin me vete për momentin.

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Balla mbërrin në Shëngjin: Zjarrvënia nuk është e qëllimshme! Shpreh shqetësim për zonën pranë kishës

Balla mbërrin në Shëngjin: Zjarrvënia nuk është e qëllimshme! Shpreh shqetësim për zonën pranë kishës