Emigrantët, Trump i mbyll
telefonin kryeministrit australian

Emigrantët, Trump i mbyll<br />telefonin kryeministrit australian
Marrëdhëniet mes Australisë dhe SHBA-së janë acaruar pas telefonatës së kryer mes presidentit të SHBA-së, Donald Trump dhe kryeministrit australian, Malcolm Turnbull.

Sipas raportimeve të mediave amerikane, acarimi i marrëdhënieve mes Australisë dhe SHBA-së, ka ndodhur pasi Trump dhe Turnbull kanë diskutuar një marrëveshje që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë me Australinë për sa i përket pranimit të emigrantëve australianë.

Incidenti ka ndodhur gjatë fundjavës, por është bërë i ditur vetëm sot.

[gallery]20865[/gallery]
Ndërkohë kryeministri australian nuk ka pranuar të komentoj se për ccfarë është diskutuar mes tij dhe presidentit Trump, duke shtuar se “këto gjëra është mirë të diskutohen me mirësjellje, kujdes dhe privatësi”.

Nga ana tjetër, Trump ka reaguar në Twitter duke shkruar se do ta studionte këtë marrëveshje e cila është bërë gjatë administratës së Obamës.

twitteri
(Statusi i bërë nga presidenti Trump në lidhje me marrëveshjen me Australinë)

Australia është një nga aleatët më të afërt të SHBA-së dhe të dyja vendet janë pjesë e marrëveshjes së “Five Eyes”, e cila i lejon këto dy vende të ndajnë informacione të shërbimeve të inteligjencës.

Pakti i vulosur me administratën Obama parashikon dërgimin në Amerikë të gati 1,250 azilkërkuesve që pretendojnë qëndrimin në Australi.

Qeveria e atjeshme nuk i pranon dhe i mban në qendrat “offshore” të Naurusit dhe Papua Guineas së Re.

Kryeministri australian e mohon incidentin, por fakti mbetet se vërtetë Australinë e shqetëson shumë kjo marrëveshje, tashmë e prishur.

trump
Redaksia Online
d.b/D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje