Emigrantët, ultimatumi i Tusk për
BE-në: Të shpëtojë Shengenin për...

Emigrantët, ultimatumi i Tusk për<br />BE-në: Të shpëtojë Shengenin për...
Bashkimi Evropian nuk ka më shumë se dy muaj kohë për të zgjidhur krizën e emigrantëve dhe për të shpëtuar zonën e lëvizjes së lirë, Shengen.
 
Ky ishte paralajmërim i zymtë i Presidentit të Këshillit Evropian, Donald Tusk që bëri në Parlamenti Evropian.
 
Tusk foli përpara një samiti të Këshillit Evropian më 17-18 mars që do të përqendrohet në krizën më të keqe të kontinentit mbi emigrantët që nga Lufta e Dytë Botërore.
 
"Statistikat gjatë periudhës së Krishtlindjeve nuk janë inkurajuese, me mbi 2,000 të ardhur në vendet e BE në ditë ",deklaroi Tusk.
 
Këtë javë, Austria u bë vendi i fundit i BE-së dhe anëtare e zonës Shengen që vendosi kontrollin kufitar. 500 trupa janë vendosur në pikën kryesore kufitare midis Austrisë dhe Sllovenisë për të kontrolluar të gjithë emigrantët dhe çanta e tyre.
 
"Ata janë të rëndësishme sepse synojnë të dinë se kush po vjen në vendin tonë" deklaroi Ëerner Faymann, kancelari austriak.
 


Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Do ikte nga Kakavija me 29 mijë euro në zarf! Procedohet 43-vjeçari banues në Greqi

Do ikte nga Kakavija me 29 mijë euro në zarf! Procedohet 43-vjeçari banues në Greqi