Emigranti Shqiptar në Fast Food
"Do pres organin gjenital" |

Emigranti Shqiptar në Fast Food <br />
Një emigranti shqiptar ka mbajtur peng dy persona për plot tetë orë e 10 minuta gjatë mesnatës të ditës së diel, në një Fast Food në Volos të Greqisë. Shqiptari nuk ka lënduar pengjet, por ka arritur ti mbaj ata nën tension duke kërcënuar se do vrasë veten.

“Do të pres organin tim gjenital. Dhe do të vras veten. Këtë thikë që mbaj në dorë, do ta përdor tani” kercenonte 31 vjecari.

Rreth orës 22.30, 31 vjeçari ka hyrë në Fast Food-in në rrugën “Grigori Lambraki” në qendër të qytetit bregdetar dhe ka porositur për të ngrënë. Kamerierja që po i shërbente, ngjante shumë me të dashurën e tij me të cilën pak kohë më parë ishte ndarë. I shokuar nga ngjashmëria, ka kërkuar të hyjë në njohje me të por ka marrë refuzim të shpejtë. Në ndihmë të 26 vjeçares ka dalë dhe një djalë 25 vjeçar gjithashtu grek, punonjës i lokalit edhe ai, dhe i ka bërë të qartë që të mos e trazonte vajzën që ishte në punë.

Në kushte të një tronditjeje të thellë psikologjike, 31 vjeçari ka rrëmbyer një thikë mishi që gjendej brenda banakut të restorantit dhe ka thënë se do vetëvritej.

“Nuk kam asgjë me askënd. Nuk e dua më jetën time. Do ta pres penisin tim. Dhe pastaj do të vras dhe veten. Ç’e dua më jetën”, ka thënë i riu shqiptar.

Policia, e cila mbërriti menjëherë në vendngjarje, deklaroi se “ne hymë në negociata me të dyshuarin dhe arritëm që brenda 30 minutave, në orën 23.00, të nxjerrim jashtë pa asnjë lëndim, dy punonjësit e izoluar në lokal. Problem më vete, u bë fakti se i dyshuari nuk pranonte të dilte dhe kërcënonte se do të vetëflijohej”.

Pas ndërhyrjes së psikologut, në orën 6.40 të mëngjesit, i riu më në fund u dorëzua. Disa orë pasi u shoqërua në polici, i riu u la i lirë, kurse iu këshillua marrja e mjekimit ndaj u shoqërua nga mjeku psikiatër në një klinikë neurologjike në Volos. ah/Shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Si nisi skema e mashtrimit me bursat e studimit! Zbulohet e-mail i parë të 20-vjeçarit që maskohej si “Klea Rama”, dërguar Ministrisë së Arsimit

Si nisi skema e mashtrimit me bursat e studimit! Zbulohet e-mail i parë të 20-vjeçarit që maskohej si “Klea Rama”, dërguar Ministrisë së Arsimit