Emigranti sirian takon familjen: 
Do bëj të pamundurën për azilin

Emigranti sirian takon familjen: <br />Do bëj të pamundurën për azilin
Emigranti sirian Zaki Ismail Khalil përfundimisht është ribashkuar me familjen e tij pas më shumë se një viti. Mes lot gëzimi ai ka përqafuar tre fëmijët e tij dhe bashkëshoten pas ndarjes…Historia e tyre fillon herët. Në vitin 2013 ata u përpoqën të shkonin në Turqi, pasi Siria u përfshi nga lufta. Por edhe aty nuk mund të gjente punë e kështu vendosi të nisej për në Suedi.

Nga Turqia nisi rrugën për në Greqi, e ku mund të kalonte më pas drejt vendit ku kishte përcaktuar të ardhmen. Po asgjë nuk eci ashtu si ai e kishte menduar. Në Greqi ai u nda nga familja e tij, e tani që u bashkua Zaki Ismail Khalil thotë se do niset sërish drejt Suedisë e do bëj të pamundurën për të fituar azil.

"Këto dy vjet e gjysmë kanë qenë të vështira për mua dhe për fëmijët e mi. Unë kam bërë gjithçka për familjen time, e tani që u bashkova me ta, mezi pres të nisem për në Suedi ku shpresoj të fitoj azilin”, thotë  siriani Zaki Ismail Khalil.


Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Mësuesi amerikan në Tiranë mbyt gruan, vret 2 qentë e var veten! Në një letër me shkrim dore ishte përshkruar çdo veprim i autorit

Mësuesi amerikan në Tiranë mbyt gruan, vret 2 qentë e var veten! Në një letër me shkrim dore ishte përshkruar çdo veprim i autorit