Emigrantët nga Haiti, të inatosur hedhin objekte në drejtim të avionit që i riatdhesoi! Jep dorëheqjen edhe i dërguari i posaçëm amerikan: Nuk do të bashkohem me vendimin çnjerëzor dhe joproduktiv të Shtëpisë së Bardhë

Emigrantët nga Haiti, të inatosur hedhin objekte në drejtim të avionit që i riatdhesoi! Jep dorëheqjen edhe i dërguari i posaçëm amerikan: Nuk do të bashkohem me vendimin çnjerëzor dhe joproduktiv të Shtëpisë së Bardhë

Mijëra emigrantë nga Haiti, pasi janë kthyer nga SHBA kanë shpërthyer në dhunë në aeroportin kryesor të vendit.  Emigrantët në aeroportin  Port-au-Prince nxituan përsëri drejt avionit me të cilin kishin mbërritur, ndërsa të tjerët gjuajtën me këpucë në drejtim të avionit.

Ndërkohë që edhe i dërguari i posaçëm amerikan për Haitin, Daniel Foote, dha dorëheqjen nga posti i tij për trajtimin e vendit të tij ndaj refugjatëve haitianë.

 "Unë nuk do të bashkohem me vendimin çnjerëzor dhe joproduktiv të Shteteve të Bashkuara për të dëbuar mijëra refugjatë dhe emigrantë të paligjshëm në Haiti," tha Foote në letrën e tij drejtuar sekretarit amerikan të shtetit Antony Blinken.

Foote tha se Haiti, një vend i rrënuar nga korrupsioni, pwrplasjet e bandave dhe varfëria, nuk mund të merret me valw tw tilla tw tw kthyerish nw vend. ai u shpreh se Haiti nuk mund të pwrballojw infuzionin e detyruar të mijëra emigrantëve të kthyer, të cilëve u mungon ushqimi, strehimi dhe paratë , duke shkaktuar kwshtu tragjedi njerëzore shtesë, tw cilat nw kushte normale do tw ishin tw shmangshme.

Sipas zyrtarëve amerikanë, SHBA ktheu të paktën 6,000 Haitianë dhe emigrantë të tjerë nga një kamp në një qytet kufitar të Teksasit

"Qasja jonë ndaj Haitit mbetet thellësisht e gabuar dhe rekomandimet e mia janë injoruar dhe hedhur poshtë," tha Foote.

Administrata e Biden u kritikua ditët e fundit nga organizatat e të drejtave të njeriut pasi dëboi mijëra emigrantë nga Haiti. Rreth 13,000 emigrantë të mundshëm janë mbledhur nën një urë që lidh Del Rio në Teksas me Ciudad Acuña në Meksikë.

 

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen