Pak ditë pas mbytjes së gomones me 18 shqiptarë në bord të cilët fatmirësisht arritën të shpëtonin, autoritetet në Britani kanë paralajmëruar se nuk do të ketë azil për ta. 
Kreu i Dhomës se Komuneve, Chris Grayling e bëri të qartë se të gjitha aplikimet për azil të shqiptarëve do të trajtohen sipas rregullave.

“Shqipëria është një vend kandidat i BE-së dhe nëse nuk ka një arsye të veçantë për dhënien e azilit për dikë nga Shqipëria, atëherë unë do të doja të kishim një sistem azili që i trajton ata njerëz si emigrantë ekonomikë”.

Grayling është edhe një nga mbështetësit e fuqishëm të fushatës për daljen e Britanisë nga unioni, ku çështja e emigracionit ka qënë pjesë e debatit. Komentet e Grayling erdhën pas ngjarjes se fundit ne ngushticën e La Manshit, ku nje gomone me 18 klandestine shqiptare rrezikoi mbytjen. 

Sipas mediave britanike, gomonia me emigrante nuk është e vetmja, pasi anije të tjera mund të jenë përdorur për hyrjen në Britani të qindra emigrantëve të tjerë shqiptarë. 

Ndërkaq, pas shkatërrimit të një kampi në qytetin francez Kale, tani emigrantët mes te cilëve edhe shqiptare, po përpiqen të kalojnë nga qytete të tjera drejt Mbretërisë se Bashkuar. 150 shqiptarë ndodhen në një kamp në Dieppe, në pritje për të kaluar ngushticën La Mansh. 

Ata kane rrëfyer për televizionin “Channel 4” se kërkojnë pune dhe shtëpi. Njëri prej emigrantëve Landi i rrëfeu gazetarit se nuk kërkon ndonjë gjë speciale por vetëm punë.Sipas informacioneve, trafikantët kërkojnë deri në 10 mijë euro për kalimin e tyre.

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)