Duke nisur nga viti 2020 për herë të parë qeveria franceze pritet të vendosë sistemin e kuotave për emigrantët në përpjekje për të luftuar emigrimin e paligjshem.
Kryeministri Edouard Philippe tha se ligji do të bazohet tek sistemi i pikëve siç në Kanada apo Australi.
Synimi i këtij ligji është që në bashkëpunim me punëdhënësit në Francë, të identifikohen ato industri ku mungojne kandidate të kualifikuar dhe ku të huajt mund të bëhen pjesë.

Muriel Pénicaud, Ministrja franceze e punës tha se një akt i tillë ndërmerret për të mirën e Francës duke punësuar njerëzit bazuar në nevojat që ky vend ka.
Franca në vitin 2018 pati një rekord prej 122,743 kërkesash për azil, 22% më shumë se një vit më parë.
Masat e reja mund të përfshijnë kufizime për migrantët që marrin me vete edhe anëtarët e familjes.
Ligji i ri ndërmerret pak përpara zgjedhjeve lokale në Francë ku e djathta ekstreme e Marine Le Pen vazhdon të jetë një sfidante e fortë për presidentin Macron.
/Shqiptarja.comKomente

