TIRANE- Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar dosjen në gjykate për Emiliano Shullazin, pak muaj pasi ai u arrestua pranë "21 dhjetorit" në Tiranë, së bashku me shokun e tij Gilmando Dani. Sipas kërkesës për gjykim, Shullazi akuzohet për prodhim dhe mbajtje të armëve luftarake, ndërkohë që shoku i tij për mos kallëzim krimi. Prokuroria thotë në dosje, se në 8 nëntor 2011,gjatë një postblloku të policisë dhe kontrollin e personave të dyshuar në makinën ku udhëtonte Shullazi u gjetën një armë tip "Gllock" me 16 fishekë, një maskë, një palë syze maskimi dhe shtatë telefona.
(sg/shqiptarja.com)