Së fundi Cunmulaj ka shpërndarë në Instastory eksperiencën e saj me blerjet online, dhe mesa duket modelja ka mbetur totalisht e zhgënjyer, ashtu siç ndodh rëndom në shumicën e rasteve me blerjet online.
Emina ka porositur online disa produkte kozmetike por që i kanë rezultuar krejt e kundërta nga ajo çfarë ka parë fillimisht tek produktet.
“Kur e hapa, lexova një etiketë: ‘Made in China’. Aty e kuptova pse vonoi tre javë për të ardhur”, ka thënë Cunmulaj, Emina vijon më tej “Përveç kësaj, nuk ka asgjë të shkruar në kuti, as datë skadence dhe asgjë të përngjashme”.
Blerjet online janë parë gjithmonë me skepticizëm pasi shpeshherë produktet e reklamuara nuk janë ashtu në realitet.
Gjithsesi Cunmulaj ka marrë një produkt që për atë ishte në rregull dhe funksional, bëhet fjalë për një makinë depilimi.
Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com