Portali "Huffington Post" publikoi një listë prej dhjetë fytyrave të të famshmëve, të cilët kanë më shumë "Like" në rrjetin social Facebook. Gjykuar për nga numri i adhuruesve në komunitetin virtual, ylli më i popullarizuar aktualisht është reperi amerikan Eminem. Gjatë hartimit të listës janë marrë parasysh vetëm pop ikonat, ndërsa janë shmangur karakteret nga filmat e animuar, markat, kompani dhe të ngjashme si këto. Më shumë "Like" në kohën e publikimit të listës, ka pasur reperi amerikan, Eminem, 54,644,112. Në vendin e dytë u rendit bukuroshja nga Barbadosi, Rihanna me 53,402,379. Ndërsa në top treshe hyri edhe e çuditshmja, Lady GaGa me 49,225,680 të "Like".
SU/ Shqiptarja. com
/Shqiptarja.com
SU/ Shqiptarja. com
