Emisari amerikan për klimën, Kerry: Kina, kërcënim për përpjekjet globale kundër ngrohjes klimatike

Emisari amerikan për klimën, Kerry: Kina, kërcënim për përpjekjet globale kundër ngrohjes klimatike

Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi dhe emisari amerikan për klimën John Kerry

Emisari amerikan për klimën John Kerry paralajmëroi të enjten se shfrytëzimi ekstrem i qymyrgurit nga Kna mund të "zhbëjë" përpjekjet globale për të arritur objektivat mjedisore, pasi zhvilloi bisedime me zyrtarë të lartë në Kinë.

Tensionet mes Pekinit dhe Uashingtonit janë rritur muajt e fundit dhe të dyja palët po shkëmbejnë akuza lidhur me disa tema. SHBA kritikon sjelljen e Kinës ndaj të drejtave të njeriut dhe reagimin fillestar ndaj pandemisë së koronavirusit.

Përgjigja ndaj ndryshimeve klimatike është një ndër temat ku dy palët kishin arritur një farë harmonie.

Por Pekini muajt e fundit ka theksuar se bashkëpunimi mjedisor mund të dëmtohet nga përkeqësimi i marrëdhënieve kino-amerikane.

Zoti Kerry tha në komentet për gazetarët të enjten në mbrëmje se Shtetet e Bashkuara e kanë bërë të qartë se "shtimi i numrit të centraleve energjetike apo fabrikave me qymyrguri përfaqëson një sfidë të madhe për përpjekjet globale për t'iu përgjigjur krizës klimatike".

Planet kineze për centrale të reja me qymyrguri për prodhimin e energjisë elektrike mund të "zhbëjnë aftësitë e botës për të arritur zero çlirim neto të gazeve karbonike deri në vitin 2050," tha ai, duke shtuar se megjithëse kishin zhvilluar bisedime "shumë konstruktive", ai gjithashtu ishte treguar "shumë i drejtpërdrejtë" mbi këtë temë.

Pavarësisht zotimeve për të mos vazhduar rritjen e konsumit të qymyrgurit pas vitit 2030, Kina vuri vjet në punë një central energjetik me qymyrguri me kapacitet 38.4 gigavat, ose tre herë më i fuqishëm se impjantet e vëna në punë në shkallë globale të marra së bashku.

Kina insiston se Uashingtoni duhet të ndreqë marrëdhëniet dypalëshe si parakusht që të arrihet përparim në temën e ndryshimeve klimatike.

Zoti Kerry i bëri thirrje qeverisë kineze të mos lejojë që përpjekjet për luftimin e ndryshimeve klimatike të ndikohen nga tensionet mes dy vendeve që gjenerojnë ndotjen më të madhe në botë.

Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi i tha zotit Kerry në fillim të vizitës se bashkëpunimi në përgjigje të ndryshimeve klimatike nuk mund të shkëputet nga diplomacia më e gjerë mes dy vendeve.

Ai tha se “topi është tani në fushën e Amerikës dhe se SHBA duhet të heqë dorë nga ky mentalitet ku e sheh Kinën si kërcënim dhe si kundërshtare”.

Para takimit në Kinë, zoti Kerry ishte në Japoni, në përpjekje për të mobilizuar mbështetje globale për një takim të rëndësishëm global në përgjigje të problemit të ndryshimeve klimatike.

Konferenca e 26-të e OKB-së për Ndryshimet Klimatike që do të zhvillohet në nëntor në Glasgo të Skocisë është aktiviteti më i madh global mbi këtë temë që nga Pakti i Parisit për Klimën në 2015./Voa

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj