Emmanuel Macron dëshiron të kalojë në futboll, kandidat në zgjedhjet e ardhshme të FIFA-s?

Emmanuel Macron dëshiron të kalojë në futboll, kandidat në zgjedhjet e ardhshme të FIFA-s?

Në Francë nuk është sekret. Emmanuel Macron dëshiron të jetë një tifoz futbolli. Presidenti i Francës është parë shpesh të ndjekë me vëmendje dhe pasion, qoftë në tribuna apo nga larg, rrugëtimin e skuadrës franceze në Botërorin e vitit 2018 në Rusi dhe atij të vitit 2022 në Katar, apo të pretendojë të jetë një mbështetës i Olympique de Marseille.

Madje presidentin e pamë të merrte pjesë në një ndeshje të Variétés Club de France në Poissy, në Prill të këtij viti! Por nga “futbollisti” në “lider”, duket se ka vetëm një hap për Presidentin aktual të Republikës.
Kreu i shtetit francez, i cili nuk do të jetë në gjendje të kandidojë për një mandat të tretë radhazi në vitin 2027, do të kishte vërtet një ambicie personale për të ardhmen.

Sipas informacioneve të Le Monde , lideri 47-vjeçar francez do ta imagjinonte veten të merrte frerët e FIFA-s në të ardhmen. Organi drejtues i futbollit botëror tani ka ndikim të madh dhe peshë diplomatike.

Mes të gjithë liderëve politikë të planetit të ftuar në rihapjen e Notre-Dame së fundmi, Gianni Infantino ishte i pranishëm. Kjo mundësi për të parë Emmanuel Macron të vendosur pranë liqenit të Gjenevës mbetet një rrugë ndër të tjera, shpjegon e përditëshmja franceze.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja