Emocione, nostalgji dhe mirënjohje në skenën e 'Petro Markos'! Teatri i Vlorës nderon regjisorin Dhimitër Anagnosti

Emocione, nostalgji dhe mirënjohje, pati në skenën e teatrit "Petro Marko" të Vlorës, mbrëmjen e së shtunës.

Regjisori, mjeshtri i kamerës dhe penës, Dhimitër Anagnosti ishte protagonisti i parë i ciklit të eventeve kulturore "Mirënjohje për artistët e kinematografisë shqiptare" organizuar në qytetin bregdetar.

Në skenë u ndërthurën montazhe të filmave më të njohur të mjeshtrit Anagnosti, interpretime skenike të aktorëve dhe ekzekutimi i  kolonave muzikore të filmave nga orkestra e drejtuar nga dirigjenti Oleg Arapi.

Pjesëmarrës në këtë event, ishin dhe emra të mëdhenj të filmit shqiptar, Roza Anagnosti, Timo Flloko, Rajmonda Bulku, Ndriçim Xhepa dhe Kristaq Skrami.

"Emocionuese, e bukur... Me të gjithë grupin. Nuk e bëj vetëm unë dhe Dhimitri por ama i gjithë grupi realizues me orkestër, kolegët e mi të mrekullueshëm", tha Roza Anagnosti.

"Ishte një mbrëmje e lexueshme emocionuese. Anagnosti është një regjisor i madh", u shpreh Timo Flloko.

"Sa më shumë kalon koha aq më shumë po vlerësojmë filmat. Aktorët pjesëmarrës ishin ajka e Teatrove të kryeqyteteve", nënvizoi Kristaq Skrami.

Kryebashkiaku Ermal Dredha tha se të tilla aktiviteteve nderimi do të vijojnë edhe me të tjera figura të shquara të kinematografisë shqiptare.

"Njëherë në muaj kemi një event të ngjashëm. Gjë e cila na bën të ndihemi mire sepse e meritojmë ne vlonjatët të kemi momente emocionale..."

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur