'Emocione të bukura do përjetoni me partnerin...', ja çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju

'Emocione të bukura do përjetoni me partnerin...', ja çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju

Dashi

Gjithçka në aspektin e dashurisë do të shkojë më mirë se kurrë. Në punë, bëni kujdes nga disa persona që shfaqen nga e shkuara.

Demi

Bëni plane të rëndësishme për të ardhmen. Në punë, nëse keni kontakt me publikun, mund të keni pasur tension por dalëngadalë do ia dilni.

Binjakët

Emocione të bukura, të cilat do i përjetoni me partnerin/ partneren ose dikë që pëlqeni. Në punë projektet tuaja të fundit kanë ecur mirë.

Gaforrja

Nuk po përgatiteni që të kaloni festën e ndërrimit të viteve pranë njerëzve të tjerë. Në aspektin e punës, duhet të rishikoni të gjithë marrëveshjet.

Luani

Përpiquni të mbani kontrollin ose do të shkatërroni gjithçka. Nëse punoni në kompani, do të ketë disa ndryshime në postet drejtuese.

Virgjeresha

Më mirë organizoni një Vit të Ri të qetë. Në punë, këto ditë janë të rëndësishme për zgjidhjen e një problemi të vogël personal.

Peshorja

Hëna në shenjën tuaj sjell qetësi më të madhe, por tregohuni të durueshëm me persona që i përkasin shenjës së Gaforres dhe Dashit.

Akrepi

Kjo është një periudhë e shkëlqyer në dashuri. Në punë lindin situata konflikti, por mund të mos i jepni rëndësi.

Shigjetari

Kini kujdes me debatet me partnerin/partneren ose dikë që pëlqeni sepse nuk do të zgjidhni asgjë. Në punë, nuk do të kënaqeni.

Bricjapi

Nuk pritet të ketë situata të komplikuara, por mund të viheni në provë. Në aspektin e parave, bëni kujdes nga shpenzimet.

Ujori

Dita e sotme do të jetë tepër e bukur por kini kujdes në kërkesat tuaja. Duhet të jenë të arsyeshme dhe çdo gjë që ju duhet, kërkojeni sot.

Peshqit

Melankolikë, edhe nëse do të merrni pjesë në një festë apo të jeni pranë personit më të mirë në botë. Nga ana tjetër, bëni kujdes me disa çështje.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Asnjë taksë për 10 vite!' Rama fton shqiptarët në Britani të investojnë në malet e Shqipërisë

'Asnjë taksë për 10 vite!' Rama fton shqiptarët në Britani të investojnë në malet e Shqipërisë