Emocione të forta për të dashuruarit, si janë yjet për ju sot

Emocione të forta për të dashuruarit, si janë yjet për ju sot

DASHI

Dita e sotme do jete plot ngjyra për ju te dashuruarit. Nuk do keni as debatin me te vogël me partnerin dhe kënaqësitë do jene akoma me te forta se me pare. Beqaret me mire le te presin edhe pak kohe para se te bëjnë ndryshime ne jetën e tyre sepse ende nuk ka ardhur koha e duhur. Ne planin financiar çdo gjë ka për t'iu ecur mire dhe nuk do keni aspak probleme.

DEMI

Dite jo shume e mire kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Here pas here mund te keni edhe disa mosmarrëveshje me partnerin tuaj dhe nuk do merreni vesh mire me te. Beqaret duhet te përfitojnë ne maksimum nga ftesat qe do ju bëhen sepse një nga personat mund te jete ai me te cilin do kalojnë jetën. Financat do jene goxha te mira, por nuk duhet kurrsesi ta teproni me shpenzimet.

BINJAKET

Yjet do kenë ndikim negativ tek jeta juaj ne çift gjate kësaj dite, kështu qe ju duhet te bëni te pamundurën qe te ruani qetësinë dhe ekuilibrin. Asgjë nuk do jete e lehte, por as e pamundur. Beqaret gjithashtu nuk duhet te nxitohen te hedhin menjëherë hapa sepse mund te pendohen shpejt. Marsi do i turbulloje disi financat dhe gjendja nuk do jete e përkryer.

GAFORRJA

Duke qene dite goxha e ngarkuar ne pune, nuk do keni durim dhe kohe te merreni me partnerin tuaj sot. Ose do debatoni ose do preferoni te qëndroni pak kohe larg tij. Beqaret duhet te jene shume me te matur dhe do dine çfarë përzgjedhjeje te bëjnë. Sot do përjetojnë emocione. Financat do jene goxha te mira dhe mund te bëni edhe investime afatgjata.

LUANI

Ka rrezik qe situata ne jetën tuaj ne çift te mos jete ashtu si ju e keni dashur. Here pas here do keni edhe konflikte te ashpra me partnerin dhe do i kujtoni njeri-tjetrit te mirat qe i keni bere. Ky do jete gabim i madh. Beqaret me mire te mos hedhin asnjë lloj hapi sepse nuk është dita e tyre më me fat. Buxhetin duhet ta menaxhoni me më tepër përpikëri dhe gjendja do mbetet e kënaqshme.

VIRGJERESHA

Dite e këndshme edhe pse jo me ndonjë pasion te jashtëzakonshëm do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Merrini gjerat shtruar dhe keni për te pare qe do siguroni një te ardhme edhe me te mire. Beqaret do jeni tejet joshës dhe do flirtojnë njëkohësisht me disa persona. Do ja arrijnë qëllimit qe do i vene vetes. Me Venusin ne krah, nuk do keni aspak problem me menaxhimin e te ardhurave.

PESHORJA

Nëse jeni ne një lidhje do kuptoheni edhe me mire me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe do i zgjidhni ne këtë mënyrë te gjitha problemet qe keni pasur. Beqaret do kenë frike te pranojnë te dalin me dike sepse do iu duket sikur do humbasin lirinë e tyre. Ky ne fakt do jete një gabim. Ne planin financiar gjendja ka për te qene goxha e mire kështu qe për këtë sektor nuk do keni për çfarë te shqetësoheni.

AKREPI

Mos shpresoni sot për një jete ne çift harmonike dhe te qëndrueshme sepse nuk do mund ta keni. Do e gënjeni te dy palët njeri-tjetrin dhe kjo do krijoje hendeqe mes jush. Beqaret do kenë plot njohje te reja, por ende nuk kane për te ndodhur ndryshime ne status. Nëse financat kane qene te mira kohet e fundit as sot nuk do ketë tronditje. Do jeni mjaft te logjikshëm.

SHIGJETARI

Tregohuni sa me te arsyeshëm dhe largpamës sot ju te dashuruarit sepse përndryshe keni për te pasur debate te forta me partnerin. Mos mendoni vetëm për veten tuaj sepse kështu nuk mund te çohet lidhja përpara. Beqaret do ëndërrojnë tej mase dhe realiteti do ju duket plotësisht zhgënjyes. Urani do jete planeti qe do ndikoje negativisht tek financat dhe do ju nxite te shpenzoni me sy mbyllur.

BRICJAPI

Do jeni me te hapur se me pare me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe do i kuptoni edhe me mire ndjenjat e njeri-tjetrit. Pavarësisht se nuk mund te shprehet hapur ai qe keni ne krah ju do tej mase. Beqaret do bëjnë çdo lloj përpjekjeje për ta ndryshuar statusin e tyre dhe do ja arrijnë qëllimit. Nëse keni pasur probleme financiare sot është koha e duhur për t'i rregulluar.

UJORI

Yjet do ndikojnë pozitivisht tej jeta juaj ne çift gjate kësaj dite dhe do ju bëjnë qe ne çdo moment te përjetoni kënaqësi dhe emocione te paimagjinueshme. Edhe beqaret do jene me fat dhe do fillojnë një lidhje afatgjate dhe te bukur. Buxhetin duhet ta mbani me tepër nen kontroll ne mënyrë qe mos keni probleme. Shmangni shpenzimet e mëdha dhe për gjithçka reflektoni me kujdes.

PESHQIT

Dite mjaft premtuese duket kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Vështirësitë dhe problemet e kaluara do harrohen nga te dy palët dhe optimizmi do iu pushtoje. Beqaret mundet edhe te mos e gjejnë princin e tyre te kaltër, por do kalojnë një dite vërtet interesante dhe emocionuese. Ne planin financiar do jeni me te përgjegjshëm dhe do e mbani situatën nen kontroll.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës