Katër shqiptarë, të akuzuar për një fermë kanabisi në Uells dolën para një gjykate në Britani.
Gazmin Gjoka, Nard Hidri, Petrit Lici dhe Martin Hidri akuzohen për një plantacion droge me vlerë e 85 mijë paund i cili u zbulua më 8 shkurt të këtij viti.
Një efektiv policie jashtë shërbimit, pa shqiptarët që po vendosnin disa thasë në një furgon dhe njoftoi autoritetet. Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe gjeti Petrit Licin brenda furgonint.
Pasi verifikuan pamjet e kamerave policët ndoqën edhe tre shqiptarët Gazmin Gjoka, Nard Hidri dhe Martin Hidri të cilët ishin larguar drejt qendrës së qytetit. Gjatë kontrollit të ambientit në Harle Street në dy dhoma policët gjetën 198 bimë kanabisi. Linja e energjisë ishte lidhur në mënyrë të paligjshme për të fshehur shpenzimin e tepërt llambat që shërbenin për rritjen e kanabisit.