Zgjedhjet e pjesshme vendore, kryesia e PD-së i miraton unanimisht! Ja kush janë 6 kandidatët e Bashës për kryetar bashkie (EMRAT)

 Zgjedhjet e pjesshme vendore, kryesia e PD-së i miraton unanimisht! Ja kush janë 6 kandidatët e Bashës për kryetar bashkie (EMRAT)

Kreu i PD-së, Lulzim Basha

Nuk ka më surpriza, edhe Partia Demokratike ka zbuluar emrat e kandidatëve për kryetar bashkie në zgjedhjet e pjesshme lokale! Kryesia e Partisë Demokratike ka miratuar sot unanimisht 6 emrat e kandidatëve të propozuar nga struktura e PD-së për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit, në një mbledhje me dyer të mbyllura që zgjati rreth 3 orë. Gazetarja e Report Tv, Danjela Maloku raporton se në këto zgjedhje PD-së do të garojë në Bashkinë Shkodër me Xhemal Bushatin, i cili më parë ka mbajtur postin e ish-kryetarit të këshillit bashkiak Shkodër. Për Bashkinë Lushnjë, baza e Partisë Demokratike ka propozuar emrin e Indrit Sefës, sekretarit për marrëdhëniet ligjore dhe proceset zgjedhore në PD. Në Bashkinë e Vorës, për PD-në do të garojë Ymer Markun.

Në Durrës demokratët do të garojnë me Luan Hotin, ndërsa në Rrogozhinë është miratuar nga kryesia është Ferdinand Saraçit. Ndërsa në Dibër PD do të garojë Luan Haka. Pas mbledhjes së kryesisë, fokusi i punës do të jetë angazhimi në terren për të fituar zgjedhjet në të 6 bashkitë.

Përballja me kandidatëve të forcave të tjera politike
Për Bashkinë Durrës, Hoti do të ketë përballë në këtë garë Emirjana Sakon nga PS-ja si edhe Ardian Mukën, që vjen si kandidaturë e Komisionit të Sali Berishës. Kandidati i PD për Shkodrën Xhemal Bushati do të jetë përballë kandidates së PS, Majlinda Angoni, aktualisht prefekte e Shkodrës dhe kandidatit të Berishës dhe LSI-së, Bardh Spahia.

Ndërsa Indit Sefa pritet do të përballet me kandidaten e PS në Lushnje Eriselda Sefa dhe Elton Banon , kandidatin e koalicionit Berisha-LSI.  Ymer Marku i PD do të ketë rival për bashkinë Vorë Blerim Sherën nga PS dhe Lulzim Vranën nga koalicioni Berisha-LSI.

Për Bashkinë Rrogozhinë PD garon me Ferdinand Saraçin, i cili do të përballet me Edison Memolla të PS dhe Hekuran Xhanin të propozuar nga Berisha-LSI. Ndërsa për Dibrën Luan Haka do të ketë përballë Rrahim Spahiun të PS-së dhe Premtim Kryemadhi nga Komisioni i Rithemelimi.

Këto zgjedhje në 6 bashkitë që nuk kanë pasur një kryetar, do të jenë të pazakonta për atë se çfarë do të ofrojë "fushëbeteja" elektorale. Për herë të parë, në garë do të jenë 2 PD, një e Lulzim Bashës dhe e Sali Berishës, të cilët do të kenë kandidatët e tyre. Kandidatët e Berishës, kanë dalë si rezultat i disa primareve brenda në parti siç ai vetë ka bërë me dije

Kandidatët e PD

Bashkia Shkodër, Xhemal Bushati,
Bashkia Durrës: Luan Hoti
Bashkia Lushnjë: Indrit Sefa, 
Bashkia Dibër: Luan Haka
Bashkia Rrogozhinë: Ferdinand Saraçi
Bashkia Vorë: Ymer Marku. 

Kandidatët e PS

Për Bashkinë Durrës, PS garon me Emirjana Sakon, aktualisht kryetare në detyrë.
Për Bashkinë Shkodër,  PS garon me Majlinda Angonin, aktualisht prefekte e qarkut Shkodër.
Për Bashkinë Dibër, PS garon me Rrahim Spahiun, me karrierë të gjatë në administratën publike dhe atë bankare.
Për Bashkinë Rrogozhinë, PS garon me Edison Memolla, aktualisht kryetar i komanduar.
Për Bashkinë Vorë, PS garon me Blerim Shera, arsimtar.
Për Bashkinë e Lushnjës vijojnë ende diskutimet.

Kandidatët e Grupit të Rithemelimit (Sali Berisha+LSI)

Bashkia Shkodër: Bardh Spahia
Bashkia Durrës: Ardian Muka
Bashkia Lushnjë: Eton Bano
Bashkia Dibër: Premtim Kryemadhi
Bashkia Rrogozhinë: Hekuran Xhani
Bashkia Vorë: Lulzim Vrana

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:47
Indrit Sefa reagon pas Kryesia e zyrtarizoi si kandidati të PD për Lushnjën: Kjo garë është sfidë që qytetit t’i hapet një tjetër perspektivë

1643925203_1643925083LzKbHB75400x400.jpg

Kandidati i PD-së për bashkinë e Lusnjës, Indrit Sefa ka reaguar pasi kryesia e PD zyrtarizoi kandidaturat për zgjedhjet e 6 marsit. Sefa thotë se kjo është një sfidë për çdo demokrat, çdo qytetar të Lushnjës, por edhe për qytetin që t'i hapet një prespektivë e re. 

“Të nderuar bashkëqytetarë,t ë dashur demokratë, sot Kryesia e Partisë Demokratike më dha besimin dhe përgjegjësinë për të përfaqësuar Partinë Demokratike në garën elektorale të 6 Marsit.

Kjo garë është sfidë për çdo qytetar të Lushnjës, por edhe për çdo demokrat. Është sfidë për Lushnjën, që qytetit t’i hapet një tjetër perspektivë, ajo e shërbimit ndaj qytetarëve, drejtimit me përulësi dhe ndershmëri.

Është sfidë për demokratët, jo vetëm për momentin që po kalojmë brenda nesh, por mbi të gjitha sepse kanë shansin të marrin drejtimin e qytetit, për të treguar modelin e tyre të qeverisjes.

Për mua si djalë i Lushnjës, si biri i dy prindërve punëtorë lushnjarë, si bashkëshort dhe prind i një vajze të vogël, 6 Marsi është mundësia për të dhënë kontributin tim për qytetin. Lushnja është familja ime e madhe”, shkruan Sefa.

Ora 21:47
Kryesia PD miraton kandidatët për 6 bashkitë

Kryesia e Partisë Demokratike  miratoi kandidatët për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 Marsit. Kandidatët janë propozuar nga strukturat e Partisë Demokratike dhe  u miratuan unanimisht nga kryesia e PD. 

Bashkia Shkodër, Xhemal Bushati,
Bashkia Durrës: Luan Hoti
Bashkia Lushnjë: Indrit Sefa, 
Bashkia Dibër: Luan Haka
Bashkia Rrogozhinë: Ferdinand Saraçi
Bashkia Vorë: Ymer Marku. 

Pas mbledhjes së kryesisë, fokusi i punës do të jetë angazhimi në terren për të fituar zgjedhjet në të 6 bashkitë.

B.K./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ymeri: 03/02/2022 22:01

    Si skeni o turp o parti me ylbera.. Akoma me fytyra parahistorike do kandidoni, qe skane lene gje pa bo ne komuna e bashki, Se jane te s'provuar 100 vjet, I keni dhe kontigjent dhe ju skeni turp cudi e madhe jeni!!! Bravo luli je tipik parazit, shushunje, nje zvarranik Shume i ndyre, specie ne zhdukje! Vazhdo merr lek nga te mundesh, mos shiko CV, thjeshte merri 200-300-500 mije euro dhe kandidoji si heren tjeter per bashki mos harro ndonje kriminel se mos te ngel ndonje bashki bosh... Rendsi ka merrju leket dhe jepi pushtet krimbave. Jo se shanit ramen ju per elvis roshin dhe banda e ktij e banda e atij.. Jeni me keq , me plera ska.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori

Papët dhe jubilejtë: hapja e Derës Shenjte në histori