TIRANE- Humbja e thellë e Partisë Demokratike, dhe përfshirja e emrave të rinj në listën e deputetëve të PD-së, duket se është shoqëruar me rrjedhjen e një sërë emrash të njohur dhe me mjaft kontribut në Parinë Demokratike. Emra si Ilir Rusmajli, kryetari i Komisionet të Ligjeve për një kohë të gjatë dhe me kontribut të kahershëm në PD, nuk kanë mundur të fitojnë një mandat deputeti për legjislaturën e ardhshme.
Përveç tij, pa mandate deputeti kanë mbetur edhe ish-ministrat Jemin Gjana, Spiro Ksera e Lufter Xhuveli, një e papritur kjo, po të kemi parasysh se një mandat të tillë e ka fituar Kastriot Islami, i cili jo vetëm që nuk ka pasur kurrë kontribut në PD, por madje ka qenë opozitar, si pjesë e Partisë Socialiste për vite me radhë.
Jashtë parlamentit shqiptar në legjislaturën që pritet të mandatohet në shtator të këtij viti, mbetet edhe Lajla Përnaska, Tritan Shehu, Osman Metalla, Ekrem Spahia, Dashor Sula, e Ardian Kollozi i Vlorës.
Në fakt, nuk bëhet fjalë për mospërfshirjen në listat e kandidatëve nga ana e Partisë Demokratike, por në propozimin e tyre në listat jo të sigurta, apo në kufirin e rrezikut.
Jashtë parlamentit, në legjislaturën e ardhshme, mbetet edhe dy politikanë me mjaft kontribut në Partinë demokratike, njëri prej të cilëve ka qenë edhe president. Bëhet fjalë për Bamir Topin e Gazmend Oketën, të cilët në fakt, u futën në garë nën siglën e Frymës së Re Demokratike, dhe jo si pjesë e koalicionit të së djathtës.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

KQZ shpall rezultatin pas shqyrtimit të ankesave