LONDËR- Një bandë shqiptare që furnizonin me kokainë Londrën është burgosur me 33 vjet. Banda përbehej nga 12 shqiptarë. Dy ishin krerët e bandës, ndërsa të tjerët ishin shpërndarës të kokainës.
Hetimi ndaj tyre filloi disa muaj më parë gjatë një aksioni për kokainë në qytetin e Londrës.
Fillimisht u ndaluan dy prej antarëve të bandës ndërsa më pas policia zbuloi edhe rrjetin e madh të drogës.
Dy drejtuesit e kësaj bande janë Bledar Ponari, 28 vjeç dhe Fjoralb Fera, 21 vjeç.
Ponari, u dënua me 64 muaj heqje lirie me akuzën e furnizimit të Londrës më drogë si dhe për dokumenta të papërshtatshme për të qëndruar në Londër.
Fera, u dënua me 60 muaj me akuzën e shpërndarjes së drogës dhe ngritjes së pasurisë me para të pista.
Halil Shehu, 22 vjeç, u dënua me 32 muaj PëR posedim me qëllim të shpërndarjes së kokainës.
Klevis Drahzi, 20 vjeç, u dënua me 11 muaj për posedim me qëllim shpërndarjen e kokainës dhe tre muaj për posedimin e dokumenteve të rreme të identifikimit.
Fabio Domi, 21 vjeç, u dënua me 34 muaj për posedim të drogës, katër muaj për posedimin e dokumenteve të identitetit fals, si dhe gjashtë muaj për posedim të pasurisë kriminale.
Mario Prendi, 27 vjeç, u dënua me 28 muaj për drogë dhe një muaj për posedim të pasurisë me aktivitet kriminal.
Albi Hoxha, 23 vjeç, u dënua me 34 muaj për shpërndarje kokaine.
Bledar Xhani, 23 vjeç, u dënua me 36 muaj për shpërndarje të kokainës, si dhe tetë muaj për vozitje të rrezikshme, si dhe katër muaj për posedimin e dokumenteve fals.
Dritan Jella, 33 vjeç, u dënua me 4 muaj për mbajtjen e dokumenteve false.
Kladji Qyra 22 vjeç, u dënua me 25 muaj për shpërndarje kokaine.
Emirjan Demiraj 22, u dënua me 34 muaj për shpërndarje kokaine.
Erdi Nezaj, 25 vjeç, u arrestua gjithashtu por u deportua menjëherë në Shqipëri nga shërbimet e emigracionit.
Homo Erectus!
PërgjigjuTe gjithe mjekrosha,nuk e njifkan briskun.
Përgjigju