EMRAT/ Kanosën me pistoletë një person në Gramsh! Arrestohen dy autorët! E pëson edhe 40 vjeçari i kërcënuar pasi dha dëshmi të rreme në polici

Tre persona janë arrestuar nga policia e Gramshit për kanosje me armë zjarri dhe deklarim të rremë. Në pranga kanë rënë Viktor Kroj, 40 vjeç dhe Serxho Hysa, 34 vjeç pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin në aksin rrugor ‘Gramsh-Moglicë’ kanë kërcënuar me armë zjarri 40 vjeçarin, Ronaldo Shqiponjën.

Ky i fundit gjithashtu është vënë në pranga pasi gjatë dëshmisë së tij në polici, ka dhënë deklaratë të rreme.

Ndërkohë vijojnë hetimet, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Kanosja", "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", të kryera në bashkëpunim, si dhe “Deklaratat e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?