TIRANË- 8 persona kanë rënë në pranga të policisë së Tiranës,10 janë vënë nën hetim penal dhe 1 tjetër është shpallur në kërkim, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kontrabanduar lloje të ndryshme barnash, me vlerë të konsiderueshme monetare, me qëllim tregtimin e tyre.
Report Tv mëson se janë arrestuar Dragjica Aleksi, 53-vjeç, Cen Miftaraj, 60-vjeç, Dilaver Dorzi, 60-vjeç, Fatmir Reçi, 63-vjeç, Pavlo Vasili, 60-vjeç, Fatbardha Guri, 55-vjeç, Gëzime Shehu, 60-vjeç, Nikolin Daija, 34-vjeç. Këto tre të fundit ishin punonjës të AKVMB (Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve).
Gjithashtu, u proceduan penalisht shtetasit A. M., 30 vjeç, D. Sh., 46 vjeç, K. C., 30 vjeç., A. T., 46 vjeç, B. Xh., 48 vjeç, V. P., 38 vjeç, V. Rr., 60 vjeç, V. K., 54 vjeç, V. B., 67 vjeç, E. Xh 56 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi A. S., 49 vjeç.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan rreth 100 lloje të ndryshme barnash. Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë. Hetimet në prokurorinë e Tiranës u kryen në drejtimin e prokurorit Bledar Valikaj.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe tregtimi i barnave dhe pajisjeve mjekësore të falsifikuara ose të rrezikshme për jetën dhe shëndetin”, “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë“ dhe “Shpërdorimi i detyrës֝”.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
28 Mars, 18:47
Fileto pule me salmonelë, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?
-
Shumë
6.8%
-
Pak
83.6%
-
Nuk e di
9.7%
Vota total: 383
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Si u hodh në erë me dinamit shtatorja e Stalinit në Tiranë, më 28 Mars 1990! Rrëfehet për 'Esencë' Bujar Nallbani: Frika dhe lumturia ime e atyre ditëve!
28 Mars, 22:05
-
E ngarkuara me punë Nancy VanHorn uron komandantin Alban Dervishi për detyrën e re: Partneriteti ynë e bën Amerikën më të fortë
28 Mars, 20:12
-
Muaji i Ramazanit/ Rama shtron iftar: Myslimanët e Shqipërisë nuk janë problem, por vlerë e shtuar! Për ne BE më shumë se një grup traktatesh, është vëllazërim
28 Mars, 18:14
-
Me shpejtësi ‘skëterrë’, e pësojnë shoferët problematikë! Policia apel për kujdes: Intensifikojmë kontrollet me makina inteligjente, radarë e dronë!
28 Mars, 17:27
-
Sherr për një vend parkimi në Kamëz, 25-vjeçari plagoset me armë zjarri! Autori në kërkim (EMRI)
28 Mars, 14:07
-
Jorida Tabaku takim me drejtuesit dhe punonjësit e një fasonerie: Industria në krizë nga politikat anti-biznes
28 Mars, 10:44
-
Berisha e akuzon si hajdut të pronave të kishës, Rama e ironizon me bufin e kënetës: Përçartje madhështore!
28 Mars, 10:38
-
Ballkaniada e MMA në Tiranë, Shqipëria siguron katër medalje ari
28 Mars, 10:08
-
Veliaj ndan videon nga Parku Rinia: Zemra pulsuese e Tiranës! Nga një kënetë e transformuam në hapësirë rekreative
27 Mars, 17:10
-
I prenë rrugën 38-vjeçarit dhe e dhunuan me sende të forta, kapen dy kushërinjtë në Kamëz! Do hetohen në gjendje të lirë
27 Mars, 13:59
-
Vrasja e Martinit/ Nis gjyqi për 14-vjeçarin e akuzuar, avokati kërkon riekspertizë: Ka dy autorë! Shoku i plagosur: Duam drejtësi
27 Mars, 13:43
-
Sot luhet derbi Dinamo - Partizani, Daja: Jemi të barabartë! Abilaliaj: Duam tri pikët
27 Mars, 12:00
Normal prandaj e hoqi frida krifca drejtoreshen e AKVMB dhe ate të ISUV se I qisnin bojen
Përgjigju