16 anëtar të një bande që akuzohen si pronarë të sasisë më të madhe të kokainës së kapur në Britaninë e Madhe kanë dalë para gjykatës dhe janë dënuar me 117 vite burg në total. Në radhët e tyre janë edhe dy shqiptarët Taulant Paja 22 vjeç dhe Islam Grana 27 vjeç, të cilët do të qëndrojnë në burg përkatësisht 6 dhe 7 vjet.
Banda në fjalë, u shkatërrua nga policia britanike pas një hetimi 14-mujor si dhe me detektivë sekret që u futën në rrjetin e krimit të organizuar të udhëhequr nga Jamie Oldroyd.
Pas mbledhjes së informacioneve policia britanike arriti që të sekuestronte atë që mediat britanike e quajnë sasinë më të madhe të kokainës më një cilësi të pastër në Britani. E gjithë droga përllogaritej që të kapte vlerën e 20 milion paundëve.
![](https://shqiptarja.com//uploads/ckeditor/5cffd48ce5f63shqipo.jpg)
Paul Ferraiolo, Islam Grana dhe Taulant Paja
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)