2 vëllezër janë vënë në pranga të policisë së Krujës pasi ishin shpallur në kërkim për kultivim kanabisi. Policia ka arrestuar Lulzim Sharrën dhe Kastriot Sharrën, banues në Shkretë në Krujë.

Gjykata e Lartë e Kolegjit Penal, Tiranë, ka shfuqizuar vendimin e Gjykatës së Apelit Tiranë, e cila u kishte caktuar këtyre shtetasve, masën “Detyrim paraqitjeje”, dhe lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, e cila u kishte caktuar atyre masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike".    

Dy vëllezërit, në bashkëpunim me 17 shtetas të arrestuar dhe 7 të tjerë të shpallur në kërkim, gjatë megaoperacionit policor të koduar “Malësia e Krujës”, të zhvilluar në vitin 2019, kanë kultivuar bimë narkotike, në zonat e pyllëzuara të disa fshatrave të bashkisë Krujë. 

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.