Demokratët e qarkut të Beratit votuan këtë të hënë për 26 kandidatët e propozuar nga anëtarësia, të cilët kanë kaluar filtrin paraprak të verifikimit nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve. Ata përzgjodhën kandidatët që kalojnë në fazën tjetër të procesit, ku në Berat janë zgjedhur 10 kandidatë duke lënë jashtë liste Astrit Veliajn. Në Poliçan zgjidhen 4 kandidatë duke lënë jashtë liste Anila Koronin, ndërsa në Urën Vajgurore u votuan të 5-të kandidatët. Pra nga 26 kandidatë në të gjithë qarkun e Beratit janë zgjedhur 24 kandidatë që të vijonë procesin tjetër për kandidimin e tyre si deputetë. Qarku i Beratit ka 8 mandate.
Konkretisht në Berat numri i anëtareve me të drejtë vote është 1380 persona, ndërsa në votime kanë marrë pjesë 827 anëtarë ose 59,9 %. Anëtarët konfirmuan kandidatët e mëposhtëm, që vijonë procesin ne fazën tjetër:
1.Afize Skendo

2.Alketa Mukavelati
3.Arenc Berati
4.Denis Sahatciu
5.Dritan Hazinedari
6.Eno Qana
8.Muharrem Hoxha
9.Namir Lapardhaja
10.Oltion Merdari
Në përfundim të dhënat e votimit Poliçan - Skrapar kanë pasur të drejtë vote 230 anëtarë dhe pjesëmarrja në votime ishte 113 anëtarë . Anëtarët konfirmuan kandidatët e mëposhtëm, që vijonë procesin ne fazën tjetër:
1.Baki Biraku
2.Pellum Nako
3. Rigert Kapllani
4. Zija Ismaili
Përfundon procesi i votimit edhe në degën Ura Vajgurore qarku Berat. Numri anëtarëve me të drejtë vote ishte 1074 , ku u konfirmuan të 5 anëtarët që ishin propozuar.
1.Bujar Hoxhaj
2.Ferdi Brahushi
3.Ledian Daja
4.Liljana Bica
5.Monika Qosja
Dega Kuçovë u konfirmuan të 5 kandidatët
1.Ardit Benja
2.Ditar Qevani
3.Fadil Mara
4.Myslim Haxhi
5.Sofika Jani
I.K/Shqiptarja.comKomente


Ore tallni trapin ju me popullin me duket,car votimi po beni mashtruesa,nese jeni te sinqerte coni 30 emra dhe thoni antaresise zgjidh 5 per cdo rreth. Mashtruesa coni 10 emra dhe i thoni voto per keta te 10.
Përgjigju