GJIROKASTËR- Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ekzekutoi vendimin e gjykatës së rrethit në Gjirokastër, që vendosi pezullimin nga detyra të 9 efektivëve të drejtorisë së Policisë së këtij rrethi.

Bëhet fjalë për shefin e Sektorit të Migracionit në policinë e Gjirokastrës kryekomisar Florian Mustafajn, shefin e sektorit të hetimit Komisar Rami Rucci, specialistët Ediat Kanina e Benard Kermaj me gradën nënkomisar, Koordinatori i operacionit Frontex Behar Tafa. Po ashtu, janë pezulluar edhe 4 inspektorë, me detyrë trup shërbimi në Policinë e Gjirokastrës.

Ata dyshohen për “Shpërdorim detyre” dhe “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin transportonin emigrantë nga vendet e treta, nga qarku Gjirokastër në Delvinë, e duke i lënë më pas të lirë në shkelje të ligjit.

Nga hetimet ka rezultuar se në disa raste, pas lënies së migrantëve në zonën e Delvinës, ata janë transportuar kundrejt fitimit nga persona të tjerë, ose kanë udhëtuar në brendësi të territorit shqiptar.

Punonjësit e pezulluar nga detyra

Kryekomisar Florian Mustafaj, Shef i Sektorit të Migracionit në DVKM Gjirokastër.
-          Komisar Rami Ruçi, Shef i Sektorit të Hetimit në DVKM Gjirokastër.
-          N/Komisar Ediat Kanina me detyrë Specialist në Sektorin e Migracionit në DVKM Gjirokastër.
-          N/Komisar Benard Kermaj, me detyrë Specialist i Sektorit të Hetimit në DVKM Gjirokastër.
-          Drejtues Behar Tafa, Kordinator i Operacionit Frontex.
-          Inspektor Ramiz Balliu, me detyrë trup shërbimi në DVKM Gjirokastër
-Inspektor Dritan Sako, me detyrë trup shërbimi ne Sektorin e Migracionit në DVKM Gjirokastër.
- Inspektor Emiliano Kazma, me detyrë trup shërbimi në DVKM Gjirokastër.
-Inspektor Drini Çaçi me detyrë trup shërbimi në DVKM Gjirokastër.