Shpërdoruan detyrën duke lejuar prerjen e paligjshme të pyjeve, pezullohet shefi i komisariatit dhe shefi i Rendit

Shpërdoruan detyrën duke lejuar prerjen e paligjshme të pyjeve, pezullohet shefi i komisariatit dhe shefi i Rendit

Shefi i Komisariatit të Devollit, Besim Palamani dhe Shefi i Rendit Admir Belishta janë pezulluar nga detyra pasi akuzohen për shpërdorim detyre.

Dyshohet se dy efektivët kanë shpërdoruar detyrën duke lejuar prerjen e paligjshme të pyjeve, transportimin dhe tregtimin e lëndëve drusore për llogari të shtetasve të ndryshëm, duke shmangur shtetasit T.D, A.B dhe N.H.  nga përgjegjësia administrative e penale dhe duke dëmtuar interesat e shtetit për mbrojtjen e pyjeve nga prerjet e paligjshme.

'Sot, Drejtoria Rajonale e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Elbasan-Korçë, në kuadër të proçedimit penal nr. 724 të vitit 2022, ka ekzekutuar Vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, e cila ka vendosur caktimin e masës së sigurimit personal “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj punonjësve të strukturës së Komisariatit të Policisë Devoll, si më poshtë vijon; - Kryekomisar Besim Palamani, me detyrë Shef i Komisariatit të Policisë Devoll, i dyshuar për kryerjen e veprës pnale të “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. - Komisar Admir Belishta, me detyrë Shef i Seksionit për Rendin në Komisariatin e Policisë Devoll, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. Nga hetimet e kryera deri në këtë fazë të hetimit, rezulton se punonjësit e mësipërm kanë shpërdoruar detyrën, duke lejuar prerjen e paligjshme të pyjeve, transportimin dhe tregtimin e lëndëve drusore për llogari të shtetasve të ndryshëm, duke shmangur shtetasit T.D, A.B dhe N.H.  nga përgjegjësia administrative e penale dhe duke dëmtuar interesat e shtetit për mbrojtjen e pyjeve nga prerjet e paligjshme.'- njofton AMP.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja