Një rreshter i policisë së New Yorkut ka vrarë gruan shqiptare dhe dy fëmijët e tij e më pas veten. 4 anëtarët e familjes u gjetën të vdekur më 30 dhjetor në shtëpinë e tyre në New York.

Oficerët e policisë gjetën të vdekur Watson Morgan, 49 vjeç, gruan e tij shqiptare Ornela Morgan (Rora) nga Korça, 43 vjeç dhe dy djemtë e tyre të moshës 10 dhe 12 vjeç.

Autoritetet thanë se të katër anëtarët e familjes kishin plagë me armë zjarri dhe një pistoletë u gjet në vendngjarje.

Trupat e tyre u zbuluan pak pas mesnatës së 30 dhjetorit, në shtëpinë e familjes në New City, në periferi të New York City, pasi Morgan nuk u paraqit në turnin e tij të mbrëmjes në Departamentin e Policisë Bronxville.

"Në këtë fazë të hetimit besohet se Watson vrau gruan dhe dy fëmijët e tij, përpara se të vriste veten me me armë zjarri", thuhet në një deklaratë nga Departamenti i Policisë në Clarkstown.

Watson ishte oficer në Departamentin e Policisë së Nju Jorkut. Ornela Watson ishte një mësuese e shkollës publike në qytetin e Nju Jorkut.

Kenyatta Jones-Ariette, mikeshë e familjes Morgan, teksa shprehu ngushëllimet, shkruajti në rrjetin sociale Facebook: ‘Asnjëherë nuk e dini se çfarë po ndodh brenda kokës së dikujt’. Ndërkohë ekipi xhirimit të Report TV iu drejtua banesës të prindërve të Ornela Rorit (Morgan) në Korçë, por ata të tronditur dhe në shok nga ngjarja nuk kanë pranuar të prononcohet mbi ngjarjen e rëndë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:16
VIDEO/ Polici amerikan vrau gruan e tij shqiptare, dy djemtë e më pas veten, Report Tv pranë banesës së 43 vjeçares në Korçë! Prindërit të tronditur nga tragjedia

 

Grupi i xhirimit të Report TV iu drejtua banesës të prindërve të Ornela Rorit (Morgan) në Korçë, 43 vjeçares që u vra bashkë me dy djemtë e saj nga burri i saj në Nju Jork. Më pas autori i dha fund edhe jetës së tij.

Në gjendje shoku dhe të rënduar psikologjikisht nga ngjarja prindërit e saj refuzuan kontaktin me mediat. Edhe fqinjët e prindërve të viktimës në mënyrë kategorike nuk u shprehën mbi ngjarjen. Familja Rori në Korçë ditën e sotme nuk ka hapur dyert e mortit për të pritur ngushëllime për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike të nënës dhe babit të viktimës.