Policia e Gjirokastrës ka arrestuar dy të rinj, pasi këta të fundit janë kapur duke transportuar kundrejt pagesës emigrantë nga Nepali që synonin të kalonin ilegalisht kufirin me Greqinë.
Bëhet fjalë për Dori Kraja i cili ishte drejtuesi i automjetit tip "Audi", pa leje drejtimi, dhe Indrit Gjoni, i cili sipas policisë ishte organizatori i kësaj veprimtarie kriminale.
Dy të rinjtë u kapën në aksin rrugor "Levan-Tepelenë".
“Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt pagesës, për kalim të paligjshëm të kufirit, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, kanë organizuar dhe finalizuar në bashkëpunim me Sektorin e Policisë Rrugore dhe Sektorin Operacional të DVP Gjirokastër, operacionin policor të koduar "Attempt 5", si rezultat i të cilit u arrestua shtetasit:
D. K., 23 vjeç dhe I. Gj., 22 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Shtetasi D. K., u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë Rrugore, në aksin rrugor "Levan-Tepelenë", duke drejtuar automjetin tip "Audi", pa leje drejtimi, po transportonte kundrejt pagesës, në drejtim të Sarandës, disa emigrantë nga Nepali që synonin të kalonin ilegalisht kufirin me Greqinë.
Nga hetimet dyshohet se shtetasi I. Gj. ishte organizatori i kësaj veprimtarie kriminale”, thuhet në automjetin e tyre.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Komente











