Dy persona janë vënë në pranga nga policia, pasi dyshohet se kanë vjedhur një shumë të konsiderueshme parash në një banesë në Fier.
Marjus Filipi dhe Erion Qorri janë arrestuar, pas një denoncimit të bërë nga i zoti i shtëpisë ku ata vodhën një shumë të konsiderueshme parash.
Vijojnë veprimet hetimore për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.
Po këta specialistë arrestuan në flagrancë një 45-vjeçar me inicilae E.S, banues në Cakran, Fier, pasi gjatë kontrolleve në banesë, iu konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike, si dhe iu gjet dhe iu sekuestrua një armë gjahu që posedohej pa leje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Fier, për veprime të mëtejshme.