EMRAT/ Vrasje makabër në Itali! Dy gra rumune gjenden të pajeta, njëra prej tyre e djegur, jetonin vetëm pak metra larg njëra-tjetrës

EMRAT/ Vrasje makabër në Itali! Dy gra rumune gjenden të pajeta, njëra prej tyre e djegur, jetonin vetëm pak metra larg njëra-tjetrës

Foto nga Vendngjarja

Dy shetase rumune janë gjetur të vdekura në Naro, Agrigento të Italisë, në dy shtëpi të ndryshme. Trupi i 57-vjeçares, Maria Russ, është gjetur i djegur. Hetuesit po vlerësojnë hipotezën e një vrasjeje të dyfishtë.

Zbulimi tragjik u bë nga zjarrfikësit të cilët iu përgjigjën gjatë natës zjarrit në Vicolo Avenia. Menjëherë pas kësaj, gruaja e dytë, 58-vjeçarja Delia Zarniscu, u gjet e vdekur në via Da Vinci, mes një ‘pellgu me gjak’. 

Karabinierët e Naro dhe departamenti i operacioneve të Agrigento po vijojnë hetimet, raportojnë mediat italiane.

Nga të dhënat paraprake, mund të bëhet fjalë për një vrasje të dyfishtë, pasi shtëpitë nuk janë shumë larg njëra-tjetrës.
 

 

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja