EMRAT/Elbasan, qëlluan me armë në ajër pas një konflikti me dy vëllezër! Në kërkim autorët, ndërsa një 40-vjeçar u vu në pranga

EMRAT/Elbasan, qëlluan me armë në ajër pas një konflikti me dy vëllezër! Në kërkim autorët, ndërsa një 40-vjeçar u vu në pranga

Automjeti i autorëve

Një sherr mes disa personave ka ndodhur këtë të hënë në Elbasan. Dy persona janë konfliktuar me dy vëllezër dhe më pas kanë qëlluar me armë zjarri në ajër. Mësohet se në kërkim janë shpallur shtetasit Ambri Sinakoli, 28 vjeç dhe Erion Çapja, 44 vjeç ndërsa është arrestuar Marvis Preçi.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Policisë së Elbasanit, menjëherë pas marrjes së njoftimit se për shkak të një konflikti të çastit ndërmjet 4 shtetasve, ishte qëlluar me armë zjarri në ajër, kanë organizuar punën për identifikimin e shtetasve të përfshirë në konflikt dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të konfliktit.

Nga veprimet e shpejta hetimore u bë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e shtetasve A. S., 28 vjeç dhe E. Ç., 44 vjeç, pasi dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në ajër, pas një konflikti të çastit me shtetasit U. G., 30 vjeç dhe M. G., 25 vjeç (vëllezër). 

Vijon puna për kapjen e shtetasve A. S. dhe E. Ç., si dhe për përcaktimin e përgjegjësisë penale të secilit prej tyre. 

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin M. P., 40 vjeç, banues në Elbasan, për veprat penale "Përkrahja e autorit të krimit" dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës", si edhe shpallën në kërkim shtetasit H. M., 23 vjeç, dhe M. G., 37 vjeç, për veprat penale "Moskallëzim i krimit" dhe "Përkrahja e autorit të krimit". 

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar automjeti me të cilin qarkullonin shtetasit A. S. dhe E. Ç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Lajmi në përditësim...

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Shpërndanin drogë në Sarandë e Delvinë, “Arrest në burg” për 12 persona

Shpërndanin drogë në Sarandë e Delvinë, “Arrest në burg” për 12 persona