Një përdhunues me origjinë shqiptare, Bardhyl Mustafajn, 64 vjeç, (01.01.1962) është burgosur për 8 vite në Britaninë e Madhe, pasi detektivët e gjurmuan nga ADN-ja që ai la në një arush pelushi.
Sipas policisë Metropolitane, viktima, rreth të 50-tave, përdori lodrën e butë për të shtyrë 64-vjeçarin gjatë sulmit seksual, dhe kjo dha prova vendimtare për nxjerrjen e tij para drejtësisë.
Mustafaj, i cili njihej me viktimën, kishte vizituar shtëpinë e saj në Hampstead Heath, për të rregulluar një llambë. Ai u burgos më 19 janar për katër akuza për përdhunim që ndodhën në maj 2019, raportojnë mediat e huaja.
“Së pari do të doja të përgëzoja viktimën për guximin e saj në raportimin kaq të shpejtë të këtij krimi; ajo kaloi sprovën më të tmerrshme. Kjo i lejoi oficerët të bënin menjëherë punën e tyre, duke analizuar skenën e krimit, duke mbledhur një sërë provash të ADN-së, duke intervistuar dëshmitarë të mundshëm, duke gjetur të dyshuarin. Vëmendja e tyre e pamëshirshme ndaj detajeve nënkuptonte se asnjë gur nuk mbetej pa lëvizur. Një provë kryesore ishte prania e ADN-së së Mustafajt në arushin pelushi, të cilin viktima e përdori për ta larguar kur tentoi ta puthte. Mustafaj tani është pas hekurave për një kohë të konsiderueshme dhe nuk do të jetë në gjendje të abuzojë me gra të tjera”, deklaroi detektivi i policisë Sam Orchard, i cili drejtoi hetimin nga Ekipi i Hetimit Kompleks
Mustafaj, nga Coupland Place, Greenwich, u deklarua i pafajshëm, por u dënua nga një juri më 1 dhjetor në gjykatën Wood Green Crown. Ai ishte arrestuar më 6 maj 2019 dhe ishte gjykuar fajtor më 29 qershor 2022.
S.S/M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.7%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 2083
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Stuhia 'Eowyn' godet Britaninë e Madhe, banorët pa energji elektrike, anulohen 1 mijë fluturime
24 Janar, 15:25
-
Dominojnë tregun e kanabisit, Britania fushatë ndërgjegjësimi për shqiptarët, avokati Naim Hasani: Iu premtohet parajsë, por përfundojnë në 'shtëpi bari'
23 Janar, 13:27
-
Çfarë po i ndalon shtetet anëtare të NATO-s të rrisin buxhetet për mbrojtje?
22 Janar, 08:55
-
Home Office fushatë për dekurajimin e shqiptarëve që synojnë Britaninë: Do përdoreni si skllevër nga bandat e krimit nëse vini këtu, mund t'iu kushtojë gjithçka
21 Janar, 21:56
-
Shqiptari që ka ‘tërbuar’ Anglinë! ‘Daily Mail’: Jeta e të dënuarit për trafik njerëzish, që i kalon ditët duke luajtur golf dhe kryen më shumë krime
19 Janar, 22:58
-
Kurbin/ I dënuar në Itali për përdhunim dhe emigracion të paligjshëm, në pranga 53-vjeçari me 4 emra
19 Janar, 11:57
-
Angli/ Trafikanti i shqiptarëve me kamion, publikon foto duke luajtur golf në Londër! 41- vjeçari rezulton i dënuar në Belgjikë
19 Janar, 11:39
-
Sarandë/ Akuzohet për përdhunimin e një vajze, arrestohet 25-vjeçari i shpallur në kërkim
17 Janar, 16:29
-
E përditshmja britanike 'Manchester Evening News': Shqipëria ndër destinacionet kryesore për pushime në 2025
16 Janar, 20:25
-
U arrestua në Britani për ekstradim, Edison Muceku akuzohet si 'ushtari' i Tor Xhecukës! Lidhjet me Ervis Martinajn dhe krimi i 2020 në Bulqisë
12 Janar, 09:00
-
U ekstradua nga Turqia/ ‘The Sun’ krahason Dritan Rexhepin me El Chapon: ‘Mbreti i kokainës’ që vrau policë dhe ‘mbyti’ Britaninë me drogë
10 Janar, 18:55
-
VIDEO/ Shqiptari hero bën xhiron e mediave në Britaninë e Madhe, shpëton gruan nga përmbytjet në Leicestershire (EMRI)
9 Janar, 22:49