Gjykata italiane ka dhënë 8 vjet burg për 21-vjeçarin shqiptar i cili në nëntorë të vitit 2017 kishte dhunuar dhe më pas përdhunuar të dashurën e tij në atë kohë 18-vjeç.

Mediat italiane raportojnë se bëhet fjalë për shtetasin, Kledian Hoxhaj i cili pranoi gjykimin e shkurtuar duke fituar kështu 1/3 e uljes së dënimit. Klediani dhe vajza që ai përdhunoi kishin një lidhje së bashku, por 21-vjeçari shqiptar ishte shumë xheloz. Në të paktën 4 raste shqiptari kishte ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij.  Kjo dhunë shkoi deri aty ku ai e rrahu brutalisht dhe më pas e përdhunoi 18-vjeçaren.

Një natë vajza kishte shkuar në shtëpinë e shqiptarit i cili jetonte vetëm në San Concordio, por aty i dashuri i saj filloi të bëhej agresiv. Ai e kishte lidhur 18-vjeçaren dhe më pas e kishte përdhunuar. Por tmerri për vajzën nuk mbaroi këtu pasi Kledian Hoxhaj e kishte grushtuar, kapur prej fyti dhe madje e goditi me bishtin e një fshese që u thye për shkak të brutalitetit të goditjeve të shkaktuara.

Pas kësaj dhune brutale të ushtruar ndaj saj, vajza u tregoi gjithçka prindërve dhë më pas u bë denoncimi për shqiptrain çka solli edhe arrestimin e tij.

Në atë kohë gjatë arrestimit shqiptari nuk shprehu shenja pendimi madje dukej shumë i nevrikosur me të dashurën e tij.