EMRI/ Drogë mes karkalecave në portin e Livornos në Itali, kapen 50 kg kokainë! Në pranga 23-vjeçari shqiptar, kishte rolin e transportuesit

EMRI/ Drogë mes karkalecave në portin e Livornos në Itali, kapen 50 kg kokainë! Në pranga 23-vjeçari shqiptar, kishte rolin e transportuesit

Momenti kur policia zbulon kokainën

Itali-Rreth 50 kilogramë kokainë, në vlerën e 35 milionë eurove janë gjetur në një konteiner me karkaleca të ngrirë që vinte nga Ekuadori.Në pranga ka rënë një 23-vjeçar shqiptar, i cili dyshohet të kishte rolin e transportuesit.

Trafikantët e drogës duket se kanë nisur të ndryshojnë mënyrat për të sjellë drogën nga vendet e origjinës në portet europiane.

Rasti më i fundit është zbuluar në Portin e Livornos, ku në një konteiner me karkaleca të ngrirë ishte fshehur kokainë e pastër me vlerë 35 milionë euro, e cila do të përfundonte në Toskana.

Sipas mediave italiane, në pranga ka rënë 23-vjeçari shqiptar, Islam Kurti.I riu kishte hyrë në zonën doganore natën, mes të premtes së kaluar dhe të shtunës për të marrë kokainën dhe për t’ua dorëzuar atyre që e kishin porositur nga Amerika e Jugut.

Mendohet se ai kishte rënë dakord që të merrte drogën, për t’u paguar më pas një mijë euro për kilogram, por misioni i tij i pamundur përfundoi në burg.

Kokaina ishte e paketuar në 45 pako: në pako celofani me simbol “Audi” dhe “RS 6”. Shpesh kjo gjuhë e koduar përdoret për të treguar se kush do t’i marrë pakot.

Megjithatë, muajt e fundit, organizata kriminale kishte zgjedhur dërgesa me banane në të cilat fshihte substancën, e kësaj here duket se tentoi të ndryshonte taktikë, por nuk ia doli.

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

OBSH: Shqipëria me numrin më të ulët të mjekëve për banorë në Europë më 2020

OBSH: Shqipëria me numrin më të ulët të mjekëve për banorë në Europë më 2020