Një 42-vjeçar është vënë në pranga nga policia, pasi në fshatin Gjadër të Lezhës kishte kultivuar 338 bimë kanabisi në një parcelë.

Në kuadër të operacionit policor antikanabis i koduar "Imazhi", u vu në pranga Ridvan Vilajeti.

Dronët kanë zbuluar 338 bimë kanabisi, të kultivauar në një parcelë toke në fshatin Gjadër, Lezhë, të cilat pas kryerjes së veprimeve procedurale, u asgjësuan nëpërmjet djegies.

Në vijim të veprimeve hetimore, u bë i mundur identifikimi dhe ndalimi i autorit të dyshuar të kultivimit të këtyre bimëve narkotike.

R. V., 42 vjeç, banues në fshatin Kukel, Shkodër dyshohet të jetë kultivuesi i bimëve narkotike.

Vijon puna hetimore për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.