EMRI/ Goditi me çekiç pronarin e një lokali në Shijak dhe e kërcënoi me armë ‘lodër’, arrestohet 27 vjeçari! Nën hetim 2 vëllezërit e tij

Tre vëllezër në Shijak kanë goditur me çekiç dhe kanë kërcënuar me armë ‘plastike’ një 29 vjeçar të cilit i thyen xhamat e lokalit.

Për pasojë në pranga ka rënë 27 vjeçari Fabian Çalliku i cili ka dhunuar pronarin e lokalit. Ndërsa dy vëllezërit e tij Amadeo dhe Xheni Çalliku janë vënë nën hetim.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Ardhishtë të Shijakut për motive banale. Tre vëllezërit kanë shkuar para lokalit të 29 vjeçarit M.Rr dhe i kanë rënë borive pa pushim. Në momentin që ky i fundit u ka kërkuar që të mos e bënin më një veprim të tillë, ata kanë debatuar me të dhe janë rikthyer pas disa minutash pasi kishin marrë me vete një çekiç me të cilin Fabian Çalliku ka goditur pronarin e lokalit.

Ndërkohë, policia sekuestroi sendet e përdorura për këtë ngjarje si dhe automjetin e autorëve. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të konfliktit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:03
Kërcënuan me armë ‘lodër’ 29 vjeçarin/ Detaje nga sherri në Shijak, 3 vëllezërit i thyen xhamat e lokalit pse u kërkoi mos t’i binin borisë

1686402809_finalprojekt.01141417.Still040.jpg

Detaje të reja nga sherri në një lokal në qytetin e Shijakut ku u dhunua pronari 29-vjeçar. Tre vëllezërit Fabian, Amadeo dhe Xheni Çalliku janë konfliktuar fillimisht me 29-vjeçarin pasi kanë shkuar para lokalit të tij dhe i kanë rënë borisë së makinës pa pushim.

Në një moment 29-vjeçari ka dalë nga ambientet e lokalit dhe u ka kërkuar që të pushojnë, por 3 vëllezërit nuk kanë pranuar dhe fillimisht ka pasur një debat verbal mes tyre. Pasi janë ndarë janë rikthyer sërish pas disa minutash, teksa me vete kanë marrë një çekiç dhe kanë nisur ta qëllojnë në pjesë të ndryshme të trupit. Pas kësaj kanë thyer edhe xhamat e lokalit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale dhe janë larguar.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë