EMRI/ Grabiti me armë në një pikë shitje gazi në 2012, në pranga autori 46-vjeçar! Vodhi 600 mijë lekë bashkë me një tjetër

Një 46-vjeçar është vënë në pranga, pasi në 2012 në bashkëpunim me një tjetër grabiti me armë, një pikë shitje gazi në fshatin Portëz të Fierit, nga ku mori 600 mijë lekë.

Pas 11 vitesh është vënë në pranga Zheni (Shkëlzen) Deliu, 46 vjeç, banues në Patos, të cilit gjykata i kishte caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg”, për vjedhje të kryer në bashkëpunim.

Nga grabitja 46-vjeçari dhe bashkëpunëtori i tij, nën kërcënimin e një arme zjarri, vodhën rreth 600 mijë lekë.

Hetimet vijojnë për identifikimin dhe kapjen e shtetasit tjetër të implikuar në këtë rast.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Fier, për veprime të mëtejshme.

M.T/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë