EMRI/ I dënuar në Itali për trafik droge dhe përfshirje në një organizatë kriminale, arrestohet 39-vjeçari me 2 emra në Durrës! Pritet ekstradimi i tij

Një 39-vjeçar, i dënuar nga autoritetet gjyqësore italiane, për pjesëmarrje në një organizatë kriminale dhe trafik droge është arrestuar nga Policia e Durrësit, me qëllim ekstradimi.

Ermal (Fation) Skender Dumo, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për llogari të Italisë është vënë në pranga provizorisht nga Policia e Durrësit. gjatë një operacioni të Forcave të Posaçme Operacionale.

Mësohet se Gjykata e Apelit në Trento, Itali, e ka dënuar 39-vjeçarin, me 6 vjet e 9 muaj burgim, për pjesëmarrje në një organizatë kriminale dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Në vijim të veprimeve procedurale, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve u bë arrestimi në flagrancë i këtij shtetasi, me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë.

Procedurat për ekstradimin e tij do të kryhen nga Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën.

M.T/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë