Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 32-vjeçar për armëmbajtje pa leje.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit Fatri Gjata, policia i ka gjetur dhe sekuestruar një automatik.

32-vjeçari Fatri Gjata është banues ne fshatin Perlat. Materialet i kanë kaluar prokurorisë për hetime të mëtejshme.