Blue Ivy, vajza e Beyonce dhe Jay Z, e cila u bë e famshme edhe falë videoklipit të babait të saj, do të marrë së shpejti një dhuratë special nga prindërit. Sipas medias amerikane, çifti ka bërë një kërkesë ligjore në Zyrën e Patentave në SHBA, për të regjistruar si pronë të tyre emrin e vajzës. Nëse do të miratohet, askush në botë nuk mund të përdorë të njëjtin emër, pra Blue Ivy i cili do të jetë emër unik në të gjithë globin. Mediat theksojnë se qëllimi i çiftit është që në të ardhmen të nisin një biznes i cili do të ketë këtë emër.
/Shqiptarja.com










