Një 32-vjeçar është vënë në pranga nga policia, pasi nga kontrollet e kryera në disa fshatra të Krujës, policia ka zbuluar 742 bimë kanabisi, ku 150 nga të cilat ishin kultivuar nga autori i dyshuar. Në kërkim është shpallur edhe vëllai i tij.
Në kuadër të fazës së 30-të të operacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër” , u vu në pranga Genc Luka.
Si rezultat i kontrolleve të ushtruara në Malësinë e Krujës, policia ka gjetur dhe ka asgjesuar 742 bimë kanabis.
Në vijim të veprimeve u arrestua njëri prej autorëve të dyshuar për kultivimin e 150 bimëve në vendin e quajtur Çinar, si dhe u shpall në kërkim vëllai i tij, H. L., 29 vjeç, të dy banues në fshatin Bura, Nikël.
Më parë, në kuadër të këtij operacioni, janë gjetur dhe asgjësuar 17 213 bimë narkotike kanabis. Megaoperacioni policor antikanabis i koduar “Territor i pastër”, vijon.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Tiranë, për veprime të mëtejshme.