Pronari i një dyqani të brendshmesh luksoze në Hull, në Angli, ka rënë në pranga të policisë, pasi u kap me drogë. Oltion Ademi, përdori bizneset e tij në Princes Avenue, si vend për të shitur kokainë dhe kanabis. Gjykata e Hull Crown, u njoh me provat sesi Ademi fitonte shumë të mëdha parash nga trafiku i drogës.

Ademi, 38 vjeç, nga Newland Avenue, pranoi se posedonte kokainë dhe se përpunonte edhe kanabis. Prokurori tha se Ademi ishte një shtetas shqiptar, por ai kishte jetuar në Britaninë e Madhe për më shumë se 20 vjet.

Ai zotëronte dy biznese, dyqanin e të brendshmeve Sensh dhe dyqanin e suplementeve It's Organic.

Gjykatës iu tha se si policia bastisi ambientet në qershor dhe gjeti gjashtë pako me kokaine me peshë 133 g dhe me vlerë 5,100 £.

Gjurmët e gishtave të Ademit ishin në ambalazhin e jashtëm. Policia gjeti gjithashtu 1000 paund, si dhe peshore, disa telefona si dhe një makinë numërimi parash.

Brenda një furgoni Ford Transit kishte shumë sende të lidhura me kultivimin e kanabisit, duke përfshirë 19 drita, 90 transformatorë, çarçafë të zinj, vazo bimësh e plehrash. Ademi pranoi se ishte marrë me furnizimin e rreth 14 kg kanabis.

U gjetën gjithashtu mesazhe telefonike të lidhura me tregtimin e drogës, në të cilat njerëzit që kujdeseshin për prodhimin e tij të kanabisit i referoheshin atij si "bos".

Oltion Ademi