Një shtetas grek është ndaluar mesditën e sotme në aeroportin e Rinasit, pasi ëhstë kapur me 13 mijë e 600 euro të padeklaruara. Report Tv mësoi se greku Evangelos Titikos është ndaluar nga Policia Kufitare e Rinasit, teksa ka tentuar të kalojë kufirin.
Menjëherë pas arrestimit të tij, policia ka sekuestruar dhe shumën e parave, që greku nuk e kishte të deklaruar.
Komento
Komente









