EMRI/ Ndezi zjarr për të djegur barishte në tokën e tij, flakët u përhapën dhe dogjën dhjetëra hektarë në Levan! Arrestohet 42-vjeçari

Fabio Rrapaj është vënë në pranga si përgjegjës për zjarrin në fshatin Levan të Fierit, ku flakët u përhapën në zonë, pasi ai tentoi të digjte disa barishte në tokën e tij.

Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar të zjarrvënies, Fabio Rrapaj 42 vjeç, banues në fshatin Jarua, Fier.

42-vjeçari, me qëllim djegien e barishteve në tokën e tij, ka ndezur zjarr dhe për shkak të erës, zjarri ka marrë përmasa të mëdha duke djegur 20 hektarë me bimësi, 2 hektarë vreshta dhe 400 rrënjë ullinj.

Autorët e veprimtarive kriminale të zjarrvënies së qëllimshme apo nga pakujdesia, gjatë këtij sezoni, janë vënë në pranga 4 shtetas, janë proceduar në gjendje të lirë 9 shtetas dhe 1 është shpallur në kërkim.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për qytetarët, që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi ky veprim përbën krim dhe ndëshkohet penalisht, si dhe i fton ata që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të tillë, me qëllim ndërhyrjen e menjëhershme për shuarjen e flakëve dhe për procedimin penal të shtetasve përgjegjës.

M.T/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!