EMRI/ Në arrati prej 16 vitesh, arrestohet në Itali shqiptari i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge

EMRI/ Në arrati prej 16 vitesh, arrestohet në Itali shqiptari i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge

ITALI- Një shqiptar që ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik drogë është arrestuar në Itali. Bëhet fjalë për 39-vjeçarin Gjergji Lazaj, për të cilin autoritetet franceze kishin lëshuar një urdhër-arresti që në vitin 2017.

Gjergji Lazaj është arrestuar nga autoritetet italiane në një hotel në Lido di Camaiore, ku ishte vendosur për pushime bashkë me një grup tjetër turistësh. Autoritetet italiane arritën të identifikonin shqiptarin nga rezervimi që kishte bërë në hotel me emrin e tij.

Kur policia e krahasoi atë emër me bazën e të dhënave të tyre ditët e fundit, zbuloi se kishin të bënin me një të arratisur. Forcat e policisë u vendosën pranë hotelit dhe arritën të arrestonin 39-vjeçarin, i cili më pas u transportua në burgun në Lucca. Menjëherë nisën procedurat për ekstradimin drejt Francës, shteti nga i cili u dërgua urdhri i arrestit.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim