Padova/ Tentoi që të shtypë me furgon karabinieren, policia italiane qëllon për vdekje 55-vjeçarin shqiptar (EMRI)

Padova/ Tentoi që të shtypë me furgon karabinieren, policia italiane qëllon për vdekje 55-vjeçarin shqiptar (EMRI)

ITALI- Haxhi Çollaku, 55-vjeç është qëlluar për vdekje nga policia Italiane pasditen e sotme në qytetin e Padovas. Sipas mediave italiane 55-vjeçari shqiptar, ndodhej në hyrje të shtëpisë së ish-gruas në lagjen Sacra Famiglia dhe ishte kjo e fundit që njoftoi karabinierët, pasi e kishte denoncuar për përndjekje të vazhdueshme prej me shumë se një viti.

Pas denoncimit të ish-gruas, menjëherë mbërriti një patrullë në vendngjarje dhe agjentët e policisë kërkuan që ai të largohej prej andej, pasi për ish-bashkëshorten kishte urdhër mbrojtje në fuqi, që e ndalonte 55-vjeçarin të afrohej në zonë.

Fillimisht u duk sikur ai hoqi dorë dhe u largua drejt furgonit të tij, duke pritur që karabinierët të përfundonin marrjen e të dhënave personale dhe përgatitjen e raportit për ngjarjen. Po papritmas, 55-vjeçari shqiptar ndezi furgonin dhe përplasi policen përballë tij, e cila mbeti e plagosur. Pas kësaj, ai doli nga kabina tentoi që me thikën të cilën e mbante në dorë të godiste karabinieren.

Në këtë moment kolegu i kësaj të fundit ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar në drejtim të shqiptarit katër herë. Haxhi Çollaku u transportua në spital, por ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra në gjymtyrët e poshtme.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emigranti: 14/07/2023 23:02

    Ngushellime familjes. Nje pleher me pak

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur