Një peshkatar është mbytur në Karaburun pranë vendit të quajtur 'Raguna 1'.  Viktima është  Mehmet Aliraj,  i moshës 60-vjeçare i cili kishte dalë ditën e djeshme për të gjuajtur peshk me pushkë sportive nën ujë. Por gjuetia nuk shkoi siç duhet për 60-vjeçarin i cili nuk ka mundur të dalë më nga uji.

Nga kërkimet paraprake personi në fjalë nuk është gjetur dhe kërkimet pasditen e djeshme janë ndërprerë për shkak të motit të paqëndrueshëm.

Sot rifillun përsëri kërkimet nga policia e Orikumit, Policia Kufitare dhe Polumbarët e Forces Detare të cilët arritën të gjenin trupin e viktimës 20 metra larg bregut.

Kërkimet për peshkatarin