Një 54-vjeçar është vënë në pranga nga policia, pasi u kap në aksin rrugor "Korçë-Pogradec", duke  transportuar me automjetin e tij 5 emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta, kundrejt pagesës.

Klodjan Muça po transportonte emigrantët e paligjshëm, kur u ndalua në aksin rrugor "Korçë-Pogradec", në vendin e quajtur Qafë Plloçë.

Mësohet se gjatë kontrollit në automjetin tip "Citroen" u gjetën 5 emigrantë të paligjshëm, të cilët 54-vjeçari do t'i transportonte kundrejt pagesës, me qëllim që të kalonin ilegalisht drejt vendeve të BE-së.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe një aparat celular.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Korçë, për veprime të mëtejshme."