Një 36-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Fierit, pasi ishte shpallur në kërkim kombëtar. I arrestuari është Gentian Taullaj, banues në Ballsh dhe ka qënë në burg para se t shpallje në kërkim, ku po vuante dënimin prej 7 vjetësh pasi u shpall fajtorë për trafikim të lëndëve narkotike. Por lejen që u lëshua për të nga IEVP Fier 36-vjeçari e theu dhe nuk u rikthye më në qeli.
Ndërkohë nga kontrolli i ushtruar në banesën ku u kap 36-vjeçari i është gjetur një sasi lënde narkotike kanabis si dhe një dokument leje drejtimi grek që dyshohet të jetë e falsifikuar.
Tashmë të arrestuarit do ti shtohen edhe akuzat 'Largim nga burgu', 'Trafikim i lëndëve narkotike' si dhe 'Falsifikim i dokumentave.
Komento